LAJMI I FUNDIT:

OEMVP do të organizojë ndarjen e çmimeve “TOP 100”

OEMVP do të organizojë ndarjen e çmimeve “TOP 100”

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe këtë vit organizon ngjarjen tashmë të njohur dhe ekskluzive për përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme dhe më të fuqishme “TOP 100”, këtë herë si edicion special i përvjetorit të 10-të.

Ngjarja, e cila padyshim është shndërruar në traditë, edhe këtë vit do të nxjerrë në pah kompanitë më të mira nga industri të ndryshme, të cilat kanë treguar sukses më të madh në më shumë fusha të veprimtarisë së tyre dhe janë anëtare të Odës dhe suksesi i të cilave vjen padyshim falë mbështetjes dhe ndihmës nga Oda, si privilegj dhe përfitim i veçantë për çdo kompani që është pjesë e rrjetit të anëtarëve.

Treguesit që ndikojnë në përzgjedhjen e 100 kompanive më të mira dhe më të suksesshme janë të ardhurat vjetore që realizojnë, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi nga kapitali.


Synimi kryesor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore është që nëpërmjet kësaj ngjarjeje, të rritet konkurrenca ndërmjet kompanive dhe njëkohësisht të nxitet zhvillimi i tyre.

Kompanitë më të fuqishme të përzgjedhura në “TOP 100” dëshmojnë se sa guximshëm duhet të rrezikohet dhe të investohet në treg për të arritur suksesin e dëshiruar, gjë që gjithashtu ndikon në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Edicioni i 10 -të i “TOP 100” kompanive më të suksesshme do të mbahet më 9 dhjetor 2020 (e mërkurë), në hotelin “Hilton” në Shkup.

Për shkak të pandemisë së tanishme, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke ndjekur masat dhe rekomandimet për mbrojtje, vendosi për transparencë të plotë me ç’rast ngjarja jubilare “TOP 100” do të shfaqet publikisht dhe nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori