LAJMI I FUNDIT:

Përurohet stadiumi në Kamenicë

Përurohet stadiumi në Kamenicë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës ku mori pjesë në përurimin e stadiumit të Komunës së Kamenicës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi është pritur nga kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati me të cilin nënshkroi dy memorandume bashkëpunimi.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare të projekteve: “Rregullimi i Stadiumit të Qytetit të Kamenicës” me 350 mijë euro dhe “Renovimi i Qendrës Rinore në Kamenicë” me 75 mijë euro.


“Memorandumet e nënshkruara me Komunën e Kamenicës vijnë si rezultat i kërkesave dhe nevojave të këtij qyteti në fushën e sportit dhe të rinisë dhe po ashtu edhe i vendosmërisë tonë për të mbështetur projektet të cilat kanë për qëllim plotësimin e kushteve për realizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive dhe rinore”, u shpreh ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se memorandumi i nënshkruar për Stadiumin i cili u përurua sot u bë me qëllim të avancimit të stadiumit në mënyrë që ky stadium të jetë në shërbim edhe të ekipeve elitare të Kosovës.

“Më vjen mirë që më në fund po e përurojmë këtë investim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ka qenë një stërzgjatje e projekteve në komunën tuaj por ne e kemi një përkushtim të veçantë për këtë lokalitet, për këtë komunë e cila ndoshta nuk ka pasur ndonjë përkujdesje të duhur të Ministrisë në të kaluarën por ne jemi të interesuar që edhe ky projekt që po përfundon sot por edhe projektet tjera siç janë Pallati i Sporteve e në të njëjtën kohë edhe Qendra Rinore të përfundojnë sa më parë që të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu theksoi “Ne jemi duke investuar në të gjitha komunat e Kosovës por Kamenica e ka një trajtim të veçantë dhe pjesa e investimeve për periudhën e ardhshme do të jetë shuma rreth 660 mijë euro”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Kalo në kategori