Me rastin e inaugurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren, kryeministri Albin Kurti tha se fatkeqësisht në Kosovë ende nuk bëhet menaxhimi i ujërave të ndotura, për çka ka vlerësuar lart këtë projekt të mbështetur nga Qeveria Gjermane.
Kryeministri Kurti tha po ashtu se orientimi drejt një ekonomie qarkore dhe të qëndrueshme kërkon që Qeveria të rimendojë rolin dhe ripërdorimin e ujërave të ndotura dhe llumit.
“Fatkeqësisht në Kosovë akoma nuk bëhet menaxhimi ujërave të ndotura, të cilat mbeten një ndër ndotësit kryesor të ujërave sipërfaqësore. Në mungesë të sistemeve adekuate ato shkarkohen direkt në lumenjtë e vendit, duke kontaminuar një pjesë të madhe të tyre. Por, përmes sistemeve dhe trajtimit dhe riciklimit ato mund të ripërdoren në procese industriale dhe bujqësi. Lëvizja drejt një ekonomie qarkore, të qëndrueshme kërkon qe ne të rimendojmë rolin dhe ripërdorimin e ujërave të ndotura dhe llumit. Prandaj, jam i nderuar të marrë pjesë në inaugurimin e impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren. Ky projekt me kosto prej 19.5 milionë euro sot fillon operimin e fazës së parë për 50 mijë banorë ose për 35 përqind të qytetit”, tha Kurti.
Derisa përfaqësuesi i Qeverisë Gjermane, Ual Oel theksoi se partneriteti me Kosovën tash e 20 vjet ka qenë në mbështetje të shumë projekteve në fusha të ndryshme.
Ai tha se objektivi kryesor i tyre mbetet përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës.
“Objektivi kryesore është që të përmirësohet shërbimi për qytetarët e Kosovës dhe të mbrohen burimet mjaft të rralla që janë në Kosovë”, tha Oel.
Zyrtari Qeveritar nga Gjermania dhe kryeministri Kurti paralajmëruan se deri në fillim të vitit të ardhshëm do të përurohen edhe dy impiantë të tjerë, njëri në Gjakovë dhe tjetri në Pejë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde theksoi se ky investim për impiantin, ai për energji të ripërtërishme dhe parku inovativ janë një përparim i madh në Kosovë, sidomos në vitin e fundit.
“Kjo është ditë e mirë jo vetëm për qytetarët e Prizrenit, por edhe për Kosovën. Është një shembull për miqësinë Kosovës dhe Gjermanisë. Jam qe një vit ambasador në Kosovë, po shoh përparim të madh në Kosovë, sidomos vitin e fundit. Gjermania është një partner i qëndrueshëm që Kosova të bëhet me gjelbër dhe më e qëndrueshme”, tha ai.
Edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri