“Testitet filluan të më rriten në moshën njëzet vjeçare, ndërsa mjekët më thanë që është e nevojshme që të humbas peshë në mënyrë që të zgjidh këtë problem”, tha Dan.

Maurer kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik vetëm kur ai e pa një dokumentar në lidhje me Wesley Warren, personin me 60 kilogramë testite të rënda, i cili ka vdekur këtë vit pas një sulmi në zemër, transmeton Telegrafi.


Duke dëshiruar të shpëtoj jetën dhe martesën e tij, Dan ka vendosur të takohet me të njëjtin mjek nga Kalifornia që trajtoi Warrenin. Por, për fat të keq, nuk kishte para të mjaftueshme për operim.

Për fat të mirë të tij, një fqinj i doli në ndihmë. Së bashku themeluan një fondacion, ku nisën kampanjën përmes faqes së internetit “GoFundMe”, dhe për në një kohë shumë të shkurtër mblodhën më shumë se 28 mijë dollarë për operim. /Telegrafi/