Thonë se dashuria është e verbër, por duket se shija është më e rëndësishme. Sipas një studimi të ri, 72 për qind e ngrënësve të mishit do të ndaheshin me partnerin nëse do të insistonin t’i kthenin në vegjetarianë.

Në anketimin me 11,000 beqarë nga Australia, Evropa dhe Amerika Veriore, shumica e të anketuarve e kanë pranuar këtë, në pyetjen se nëse dikush do t’i jepte ultimatum “mua apo mishin”, transmeton Telegrafi.


Përderisa 43 për qind e vegjetarianëve kanë thënë se preferojnë që partneri të konsiderojë të hajë më pak mish, 55 për qind tjerë kanë thënë se njerëzit duhet ta zgjedhin vegjetarianizmin për veten.

38DCE42000000578-3810922-Meat_cute_92_per_cent_of_vegetarians_and_90_per_cent_of_meat_eat-a-21_1475037639147

sh

Sidoqoftë, anketimi gjithashtu ka zbuluar se 92 për qind e vegjetarianëve preferojnë të dalin me një vegjetarian tjetër, ndërsa 90 për qind e njerëzve që preferojnë mishin dëshirojnë të dalin me dikë që ka të njëjtin apetit.

Anketimi është kryer në shtete të ndryshme të botës dhe ka zbuluar se vegjetarianët e Australisë e kanë shumë më lehtë sesa ata të Francës dhe Hungarisë – ku vetëm 15 për qind e beqarëve kanë deklaruar se preferojnë të dalin me një vegjetarian. /Telegrafi/