Kishte një jetë normale, një punë të mirë dhe gëzonte shëndet të plotë, por një aksident trafiku ia ndryshoi përgjithmonë jetën … Kjo është historia e Bllagoja Simonovskit, 64 vjeçarit që gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në karrocë invalidësh. Thotë se është shumë e vështirë të jetohet me kufizime, ndërsa të ardhurat janë shumë të ulëta në krahasim me rritjet e përditshme të çmimeve.
“Unë jam në karrocë për invalidë tashmë 32-33 vite. Në vitin 1991 bëra një aksident në trafik dhe që atëherë jam në këtë karrige me rrota.. Kam punuar, e kisha punën e mirë, kur njeriu është i shëndosh është shumë mirë, punon dhe shpreson për punë të mira, megjithatë një sekondë më ndryshoi jetën për pothuajse 360 shkallë…Kam punuar me burgje, person zyrtarë, tani nuk punoj, jam me këto të ardhura… Kam dy fëmijë, ata janë tashmë të rritur, kanë jetën e tyre, unë jam vetë…,” u shpreh Bllagoja Simonovski, person me nevoja të posaçme.
Një ditë e zakonshme për një qytetar si Simonovski, fillon dhe mbaron në karrocë. Ai thotë se mungesa e infrastrukturës për personat me nevoja të posaçme, e kufizon lëvizjen e tij.
“Unë mbetem në këtë karrocë, kam asistent personal që më ndihmon, vjen për të më bërë ushqim dhe kështu… Në mëngjes zgjohem me ndihmë, ha mëngjesin, dal pak nëpër natyrë nëse është koha e mirë, shoqërohem me disa miq…. Derisa nuk e kisha këtë karrocë, që e kam donacion, shumë e kisha të vështirë, pothuajse me muaj nuk dilja, kemi një furgon nga NQP, na ndihmonë kur kemi nevojë, që të shkojmë në mjek. Më herët nuk mundeshim aspak, kur e mora këtë karrocë tash më lehtë mund të lëviz, të socializohem,” tha Bllagoja Simonovski, person me aftësi të kufizuara.
Në Maqedoninë e Veriut jozyrtarisht janë rreth 97 mijë persona me nevoja të posaçme. Së fundmi ata kanë protestuar përpara Qeverisë duke kërkuar trajtim të barabartë në shoqëri, rritje të të ardhurave për 78 përqind, aq sa funksionarët kanë rritur pagat e tyre si dhe disa kushte të tjera që do ta lehtësonin funksionimin e tyre të përditshëm. /alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite