Terrorizmi vazhdon të cenojë sigurinë e Kosovës. Kështu thonë njohësit e kësaj fushe të cilët kanë shumë kritika për efikasitetin e punës së institucioneve të sundimit të ligjit për shqiptimin e dënimeve dhe trajtimin e këtyre rasteve.
Megjithëse ka një ligj që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, e i cili ishte iniciativë pikërisht për shkak të numrit të madh të kosovarëve që shkuan në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, në Kosovë po konsiderohet ende si problematike kjo çështje.
Personat që janë kthyer, sipas njohësve të sigurisë, nuk janë nën llupën e institucioneve të shtetit dhe paraqesin rrezik potencial për terrorizëm në Kosovë.
“Ka pas persona që janë arrestuar më pas edhe janë dënuar, por që të njëjtit nuk janë deradikalizuar, madje ata persona në burg kanë arritur të radikalizojnë edhe persona të tjerë të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të tjera penale, dhe kjo ka bërë të kuptoj se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë efikase”, ka deklaruar Bedri Elezi, njohës i sigurisë.
Ndërkohë, Kreshnik Gashi nga Kallxo.com thotë se institucionet e sundimit të ligjit nuk kanë qenë efektive në lidhje me vendimet për dënime.
“Prokuroria nuk ka qenë shumë serioze në hetimin e këtyre rasteve, dhe në argumentimin e plotë të të gjitha veprave që këta persona i kanë kryer në zonat e luftës jashtë dhe brenda Kosovës”.
Gashi shton se shumë prej personave që kanë vuajtur këtë vendim, kanë refuzuar trajnimet e shtetit në procesin e risocializimit.
“Ka pasur dënime të vonshme ndaj disa njerëzve të cilët 4 apo 5 vjet pasi që janë liruar tash duhet me u kthy në burg me e vuajt dënimin, ose kemi pasur një sistem që gjykatat nuk janë përkujdes me shqiptu dënime shtesë që këta njerëz të futen në procesin e risocializimit”.
Ndërsa avokatja, Albana Klemendi e cila ka mbrojtur disa raste të personave të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm, konsideron të kundërtën.
“Mbrojtja e tyre ka qenë goxha sfiduese, edhe pse në rastet të cilat unë kam qenë si mbrojtëse të gjitha kanë shkuar mirë dhe të gjitha rastet përveç rastit të Badovcit në vitin 2015, e kanë pranuar dhe me pranimin e fajësisë dënimet nuk kanë qenë edhe të vogla, sepse në rastet e mija dënimi më i vogël ka qenë me katër vite burgim”, ka thënë Kelmendi.
Në burgjet e Kosovës, për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, janë duke vuajtur dënimin rreth 20 persona. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri