Mbrojtësi kosovar, Armend Dallku të dielën ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me skuadrën ukrainase, Vorskla Potlava.
Pas 12 vjetëve të kaluar me ekipin ukrainas, Dallku ka marr një përshëndetje të ngrohtë nga tifozët e saj në ndeshjen përshëndetëse, transmeton Koha.net.

32 vjeçari, i cili mbante shiritin e kapitenit te Vorskla mund të vazhdojë karrierën e tij në futbollin kosovar, me destinacionin e mundshëm Prishtinën, siç kishte bërë të ditur javën e kaluar për Koha Ditore.


Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë mbron ngjyrat e Vorsklas që nga viti 2005.

4

44

telegrafi sport app