Site icon Telegrafi

Përse ushqimi ngjitet për enët me teflon: Gabimi më i madh!

Foto: Shutterstock

Shkencëtarët kanë vërejtur që, derisa enët janë nxehura nga poshtë, në filmin e yndyrshëm është shfaqur ndryshimi i temperaturës.

Megjithatë, kjo ka krijuar ndryshim të tensionit sipërfaqësor, i cili e ka orientuar vajin nga mesi drejt skajeve të enës.

Lëngjet me tension të lartë sipërfaqësor më fuqishëm tërheqin lëngjet që ndodhen përreth enës. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i konveksionit termokapilar në veprim: dukuritë në të cilat ndryshimi i tensionit e detyron lëngun (në këtë rast, vajin) që të migrojë nga jashtë.

Kur kjo gjë ndodh, ushqimi ngjitet për mesin e enës, gjë që është rezultat i “Krijimit të një vendi të thatë në filmin e hollë të vajit të lulediellit”, theksojnë autorët e studimit.

Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar kushtet të cilat çojnë deri në krijimin e vendit të thatë në tigan, që ka rezultuar me këto këshilla: “Për të shmangur krijimin e vendit të thatë, duhet të aplikoni këtë grumbull masash – një ose më shumë sosh: shtoni sasinë e vajit derisa i gjithë tigani të jetë i lyer me vaj, nxeheni ngadalë, përdorni enët me fund të trashë dhe përzieni ushqimin derisa të përpunohet termikisht”, shkruan portali Gizmodo.

Shkurt, gjithë këtë deri tani mbase e keni ditur, përpos, ndoshta, atë që duhet zgjedhur tiganin me fund të trashë. /Telegrafi/

Exit mobile version