LAJMI I FUNDIT:

Përse rrobat kirurgjike janë me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër?

Përse rrobat kirurgjike janë me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër?
Foto: iStock

Ngjyra e bardhë, për shkak të intensitetit të vet, mund të dekoncentrojë kirurgët të cilët përqendrohen te pacienti

Në të vërtetë, ngjyra e bardhë, për shkak të intensitetit që ka, mund të shpërqendrojë kirurgët të cilët pikërisht përqendrohen në ngjyrën e kuqe të gjakut, transmeton Telegrafi.

Efekt i ngjashëm shfaqet me rastin e ekspozimit të personit në diell kur është ka rënë borë.


Syve tanë u nevojitet kohë që të përshtaten me dallimin e tillë të kontrastit të ngjyrave, thekson Live Science.

Meqenëse ngjyrat e gjelbër dhe e kaltër janë e kundërta e spektrit të ngjyrës së kuqe, ato u ndihmojnë kirurgëve të cilët gjatë operimeve përqendrohen te pacienti dhe te ngjyra e kuqe e organeve etj.

Pikërisht për këtë shkak ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e rrobave të kirurgëve, jo vetëm që u ndihmojnë mjekëve, por shikimin e tyre e bëjnë më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

Dhe në fund, kjo u ndihmon që më mirë të kujdesen në gjithë hollësitë e anatomisë njerëzore me çka zvogëlojnë mundësinë e ndodhjes së gabimeve gjatë operacioneve.

Dikur i gjithë stafi mjekësor kishte veshur rroba të bardha, derisa një ditë, në vitin 1914, një doktor me ndikim e kishte nisur traditën e uniformës së gjelbër apo të kaltër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori