Nga: Hektor Gjurgjiali (Grupi 403)

Askush nuk foli e as nuk këndoi për të,
Nuk e përmendin, e ka pak kohë që është nën dhé
Unë do t’ju flas se më duket, pak, vetja si ai


Është një këngë, flet vetëm për një gjeth
Që tërë kohën e kaloi në lartësi
I vetmuar, i pathyer, kishte një qëllim

Ishte pjesë e vogël e një trungu shumë të madh
I vendosur në një degë diku në fund
Ishte ky që, këtij trungu, i jepte gjallëri

Kishte detyrë të rrinte aty si mburojë
Derisa jeta e tij mos t’marrë fund
Të kujdesej dhe të mbronte një lule dhe një frut

Kalonin ditët, kalonte ... borë dhe shi
Kalonte dielli, kaluan shumë stuhi
Kjo ishte lufta që natyra e bënte me këtë gjeth

Kaluan stinët, kaluan vite shumë
Gjethi detyrën e kishte kryer deri në fund
Dhe, erdhi koha që ai të largohej nga kjo degë

Ishte shtatori kur gjethi fluturoi
E ktheu kokën, për herë të fundit i shikoi
Lulen dhe frutin e rritur që për të ishin gjithçka

E dinte se kur të vijë janari
Nuk do t’i dihet as varri
Por, thellë në zemër e dinte se shpesh do ta kujtojnë