Mbledhja e së mërkurës në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ka vazhduar me kritika e përplasje në mes të pozitës e opozitës. Kuvendarët e subjekteve opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj kanë lëshuar mbledhjen e rregullt, me arsyetim se pozita nuk i përkrahi propozimet e tyre për të debatuar në një pikë të veçantë rreth gjendjes në shkolla.
Opozita ka kritikuar komunën se ende nuk i ka furnizuar shkollat me dru, andaj sipas opozitës shkaku i kësaj ka shkolla që nuk e kanë mbajtur mësimin në javën e kaluar.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ditë më parë në një intervistë për telegrafin, pati sqaruar se shkollat do të furnizohen me dru pasi të shqyrtohej një ankesë e një operatori ekonomik.
Amir Rexhepi, kuvendar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar të diskutohet rreth gjendjes së shkollave pasi që sipas tij, në javën e kaluar Gjimnazi “Shaban Hashani’” e ka ndërprerë mësimin shkaku i mungesës së ngrohjes.
“Propozoj një pikë të rendit të ditës lidhur me gjendjen e shkollave dhe kërkoj të mbështetet nga të gjithë kuvendarët që të mbështetet ky propozim”, ka thënë Rexhepi.
Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, menjëherë e vendosi në votim këtë propozim por ai nuk i mori votat e mjaftueshme.
“Propozimi i kuvendarit Rexhepi me 15 vota pro dhe me 17 kundër nuk kalon”, ka thënë Zariqi.
Ndërkaq, Flamur Istrefi, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e LDK-së, ka thënë se sallën e liruan me arsyetimin se propozimi i kuvendarit Rexhepi për të debatuar rreth gjendjes së shkollave, nuk po përkrahet nga pozita.
“Qëllimi ishte të kemi informata më konkrete lidhur me lëndët djegëse që për momentin nuk ka nëpër shkolla dhe fëmijët po janë të obliguar ta vazhdojnë mësimin në këtë kohë të ftohtë, pa ngrohje. Donim të diskutonim dhe në fund të japim propozimet tona. Duke e parë që kanë dështuar në menaxhim me objektet shkollore, gjendjen e rendë në të cilën ndodhen donim të propozonim si grup parlamentar që të behej një zgjidhje duke parë mundësinë edhe të tenderëve me negocim si zgjidhje e fundit”, ka thënë Istrefi.
Kujtojmë që ditë më parë komuna e Ferizajt, pasi ka pranuar ankesë nga një operator ekonomik, ka pezulluar përkohësisht tenderin e druve për ngrohje të shkollave. Ani pse kjo ankesë kishte shkuar nga një operator që ishte më i shtrenjtë në këtë tender, komuna e ka pezulluar përkohësisht për ta shqyrtuar atë. Pezullimi i tenderit është bërë për shkak të transparencës nga ana e drejtorisë së arsimit.
Afrim Llabjani drejtor i Arsimit në këtë komunë, në një intervistë për telegrafin, pak ditë më parë, pati treguar lidhur me gjendjen e druve në shkolla, teksa ka njoftuar se nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar.
“Ne si komunë me kohë i kemi zhvilluar procedurat për furnizim të shkollave me dru, mirëpo herën e parë është anuluar tenderi shkaku i papërgjegjësive të operatorëve ekonomik. Kurse tash pasi janë finalizuar procedurat ka ardhur një ankesë nga një operator ekonomik edhe pse ai ishte më i shtrenjtë se operatori fitues”, ka thënë Llabjani.
Ai shpjegon se gjendja mund të përkeqësohej nëse shqyrtimi i ankesës mund të zgjatë më shumë se një muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler