Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj është përplasur ashpër me analistin Imer Mushkolaj për presionin që po e bënë Evropa në lidhje me Asociacionin e komunave serbe.
Rexhaj ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive “as kur LVV është në pozitë e as opozitë”.
“Kjo Qeveri e ka legjitimitetin e plotë popullorë. I ka mbi 50% të votave dhe kjo Qeveri ka të drejtë të mos e rikthejë një marrëveshje që e ka rrëzua Gjykata Kushtetuese. Por kjo Qeveri e ka edhe legjitimitetin që të thotë në dialog se ne nuk e duam Zajednicën pasi e dëmton Kosovën”, ka deklaruar Rexhaj në “Debat Plus”.
Derisa ne Rexhajn ka replikuar analisti Imer Mushkolaj.
“Ka mu kry Zajednica me Kurtin kryeministër. Kemi me diskutua këtu prapë qysh i keni kryer plotë gjëra tjera që keni thonë se nuk kryhen. Qysh keni shkuar në dialog pa iu kërkua falje Serbia, qysh jeni shkua në dialog pa i gjet të pagjeturit”, ka replikuar Mushkolaj.
Kundër replika e Rexhajt ka qenë e ashpër duke i thënë Mushkolajt se ai nuk mund të bëjë këso konstatime.
“Në emër të kujt flet ti Imer? Unë flas këtu në emër të popullit që na ka votuar. Flas në emër të 50% se ata më kanë votuar për të ardhur këtu”, ka deklaruar tutje Rexhaj.
“Mos flisni me përgjithësime”, – iu kundërpërgjigj Mushkolaj duke i thënë Rexhajt se ”ti flet vetëm në emër të votueseve tu”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët