LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, banorët e fshatit Pajovë në Peqin organizojnë protestë

Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, banorët e fshatit Pajovë në Peqin organizojnë protestë

Në datën 8 nëntor, në orën 10:00 do të organizohet një protestë paqësore në fshatin Pajovë të Peqinit, në vendin e ngjarjes ku u aksidentua i mituri Enio Tabaku.

Protesta do të organizohet për të kërkuar plotësimin e disa kërkesave, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme.

Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.


Kujtojmë se rreth 5 ditë më parë dy mjete janë përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 10-vjeçari Enio Tabaku.

Sipas gazetares së A2 CNN, Belinda Ruçaj, i mituri po qëndronte në anë të rrugës. Prej 3 ditësh, ai blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij.

Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident.

Mësohet se mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra larg nga rruga kryesore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

Lajme
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori