LAJMI I FUNDIT:

Përplas për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Përplas për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan
Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, teksa një 69 vjeçar këmbësor, u përplas për vdekje nga automjeti i Xh.P., 23 vjeç. Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e mjetit, përgjegjësi për aksidentin tragjik ndaj Rr.Gj., 69 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital”, njofton policia.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, teksa njëri prej tyre u përplas dhe me një makinë tjetër në Prrenjas.


“-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thotë njoftimi i policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori