LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 3° clearsky_day

Përparim Rama: “Santea” do të transformohet për 180 ditë

Përparim Rama: “Santea” do të transformohet për 180 ditë

Të enjtën, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, kanë vizituar punimet në Dardani përkatësisht te Santea.

Sipas një njoftimi të bërë nga Rama aty po lirohen hapësirat duke u vendosur kubëza e pllaka cilësore, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në një deklaratë për media, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt ka një plan dinamik prej 180 ditësh me investim prej gjysmë milion euro.


“Prej sot e tutje kemi një plan dinamik 180 ditësh me një investim rreth gjysmë milion euro me një dizajn të ri i cili i përshtate hapësirave të kësaj kohë. Një dizajn retro edhe një përmirësim i dukshme pra i gjithë atyre hapësirave këtu për gjithë qytetarë që jetojnë në këtë pjesë dhe të tjerët që do ta vizitojnë. I rregullon edhe kanalet edhe këto hapësirat e hyrjeve në këtë zonë, po ashtu korridoreve, pra një numër të madh të problemeve që ka pasur kjo zonë”, tha Rama.

Edhe drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, tha se kjo lagje ka qenë në gjendje shumë të keqe dhe se Dardania e meriton këtë projekt.

“Ne jemi rritur në këto hapësira nuk janë trajtuar më herët, gjitha detajet janë menduar janë menduar edhe hapësirat jashtë urbane duke menduar ulëset, duke i menduar shportat e bërllokut pjerrinat. Kujtoj që ‘Dardania’ e ka merituar këtë sepse është e pa trajtuar moti dhe është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe”, u shpreh ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kalo në kategori