Topi vuri në dukje se klasa politike i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim. Presidenti shqiptar shprehu besimin se klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.

“Ne do të dimë në të ardhmen të dëshmojmë maturinë, përkushtimin dhe vullnetin e duhur politik për t’u reformuar e për të plotësuar të gjitha kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore të politikës sonë të jashtme”, theksoi Topi, ndërsa transmeton Gazeta Start.


Nga ana e tij, Sanino shprehu mirënjohjen për këtë takim, duke vlerësuar veçanërisht rolin institucional e kushtetues të presidentit shqiptar në administrimin e situatës aktuale politike dhe institucionale. /Telegrafi/