Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futboll - por thonë se nuk mund ta kontrollojmë palën tjetër
Kombëtarja e Zvicrës në futboll të shtunën do të vizitojë Leskovcin, ku do të zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Serbisë. Përpara vizitës në Serbi, zviceranët nuk do të marrin asnjë masë të veçantë dhe do të shoqërohen nga vetëm tre deri në pesë roje sigurie gjatë rrugës për në stadium edhe pse ndeshjet mes tyre në të shkuarën kanë qenë të tensionuara, pasi te helvetët lojtarët kryesorë ndër vite ishin shqiptarë nga Kosova. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Zvicrës kanë deklaruar se përgjegjës për sigurinë e tyre është skuadra nikoqire dhe UEFA dhe nuk do të marrin masa shtesë.

Por, ndeshjet mes Serbisë dhe Zvicrës nuk janë si ndeshjet tjera, pasi në fund të fundit, dy duelet mes këtyre ekipeve në Kampionatet Botërore të vitit 2018 dhe 2022 shkaktuan shumë polemika, siç u cek, shkaku i origjinës shqiptare të yjeve të Zvicrës. Pasi kishte një sulm nga mediat para ndeshjeve në vitin 2018, Xhaka dhe Shaqiri, që shënuan gola në atë takim, festuan me shqiponjën dykrenore gjatë golat e tyre dhe shkaktuan zemërim në Serbi, e ku tani pritet me shumë vëmendje ky duel i Ligës së Kombeve.































