LAJMI I FUNDIT:

Përmes fakteve të rreme në Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën prej 33,691 mijë euro

Përmes fakteve të rreme në Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën prej 33,691 mijë euro

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.S., për veprat penale “Mashtrimi” dhe veprën penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, i cili përmes një fature dhe paraqitjes së fakteve të rreme të prezantuar në Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën në shumë prej 33,691 mijë euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.S., si pronar i operatorit ekonomik, i kontraktuar nga Komuna e Pejës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve të institucioneve arsimore, shëndetësore, administratës komunale dhe objekteve të kulturës, i njëjtit me anë të paraqitjes se fakteve të rreme, përmes faturës  së panënshkruar nga zyrtarët përgjegjës komunal për përfundimin e obligimeve të muajit nëntor të vitit 2015, të paraparë sipas kontratë dhe duke mos respektuar standardet dhe rregullat e afarizmit, i pandehuri K.S, më 24 dhjetor të vitit 2015, përmes kësaj fature të prezantuar në Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën në shumë prej 33,691 mijë euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori