Përmendoret dhe nacionalizmi e fusin projektin “Shkupi 2014” në rishqyrtim
Projekti “Shkupi 2014” pritet t’i nënshtrohet rishikimit për shkak të konceptit të gabuar që ka.
Ekspertët thonë se nuk paraqesin problem vetëm një pjesë e përmendoreve apo fasadat e stilit antik në bazë të projektit “Shkupi 2014”, por i gjithë projekti si tërësi ka bërë që Shkupi të ketë një reflektim që s`ka të bëj me realitetin e qytetarëve që jetojnë në këtë qytet.
Këto komente vijnë pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të reviduar projektin “Shkupin 2014 “.
Skender Asani, drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni thonë se nëse Maqedonia si shtet në formë adekuate nuk reagon ndaj projektit njëetnik siç është “Shkupi 2014”, atëherë kjo çon kah ndarjet, njofton REL.
“Projekti Shkupi 2014 në esencë ka konceptin që të ketë ekskluzivitetin e nacionalizmit maqedonas kundrejt popullatës tjetër, përkatësisht asaj shqiptare”.
“Duhet pasur të qartë se projekti ‘Shkupi 2014’, nuk është vetëm sheshi, por i gjithë qyteti. Ai përfshinë si infrastrukturën ashtu edhe aspektet e tjera të zhvillimit urban dhe zhvillimeve të tjera kundrejt getoizimit të pjesës ku jetojnë qytetarët e një përkatësie tjetër fetare dhe kombëtare, siç janë shqiptarët”, thotë Asani.
Për të larguar “këtë kancer dhe jo virus, siç e quan Ministri i Kulturës”, thotë ai, nuk mjafton vetëm largimi i një pjese të përmendoreve apo fasadave, por duhet të bëhet baraspesha ekonomike, baraspesha urbanistike si dhe barazia e reflektimit kulturor në të gjitha pjesët e qytetit të Shkupit.
Në të kundërtën, sipas Asanit, Ministria e Kulturës dhe Qeveria në tërësi vetëm se do t’i përshtaten këtij projekti i cili është në përfundim.
Ndërkohë ministri i Kulturës në Qeverinë e Maqedonisë, Robert Allagjozevski gjatë prezantimit të punës në 100 ditët e para të dikasterit që drejton, tha se projekti “Shkupi 2014” është një virus i cili duhet të trajtohet në karantinë.
“Projektin ‘Shkupi 2014’ e cilësojmë si një virus i cili së pari duhet të vihet në karantinë, ta trajtojmë në mënyrë të izoluar derisa të marrim një vendim se çfarë do të bëjmë më tutje”.
“Grupi i punës për projektin ‘Shkupi 2014’, në fund vendosi që t’i qasemi problemit me faza, gjegjësisht t’u jepet prioritet atyre objekteve të cilat janë më kontestuese, si përmendorja e ‘Andon Qosetos’ si dhe projektet të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimit, të cilat paraqesin komplikime të ndryshme dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit”, ka theksuar ministri Robert Allagjozevski.
Ndërkaq, ish- kryetarja e Asociacionit të Arkitektëve të Shkupit, Danica Pavllovska thotë se nuk mjafton vetëm analizimi dhe revidimi i projektit, por ky projekt sa më parë duhet të futet në moratorium dhe të stopohen të gjitha aktivitet që ndërlidhen me përfundimin e punimeve rreth tij.
“Mendoj se nevojitet që të ndërpriten të gjitha aktivitet rreth projektit ‘Shkupi 2014’, përkatësisht që ky projekt të futet në moratorium. Ndërkohë, në Kuvend duhet të miratohet një ligj i cili në vete do të ngërthejë analizën dhe reagimin ndaj të gjitha anomalive që i ka sjellë Shkupit ky projekt”, thekson Pavllovska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova