Sipas tij, “duhet ta themi dhe nuk duhet ta fshehim se masat e marra nuk do të lejojnë përmbytjen në ato përmasa si vitin e kaluar, por Shkodra do të përmbytet gjithmonë nga uji, sepse thith ujërat e gjithë Ballkanit. Dhe në kohë thatësire ne kemi 3000-4000ha tokë që përmbyten, por ato janë kryesisht zona të ulta e të pabanuara”.

Gjatë mbledhjes drejtuesit e bordit të kullimit kërkuan më shumë bashkëpunim me pushtetin vendor, njofton Shekulli. Drejtori i këtij bordi, Rudolf Rasha, theksoi se janë 60 km argjinaturë e rikonstruktuar që kalon në territorin e disa njësive të qeverisjes vendore, por ato është e pamundur të mbrohen, ruhen e menaxhohen nga bordi i kullimit: “Dikur ky bord ishte ndërrmarrje me 500 persona, tani ka vetëm 50. Argjinaturat duhet të ruhen nga pushteti vendor, policia e rendit, ajo komunale etj. Lumi Buna është shumë i lakmueshëm dhe siguron të ardhura për privatët, ka pasuri zhavoresh e inertesh, ka pasuri transporti, peshku e turizmi, ka fenomene në dëm të këtyre argjinaturave, sepse për ta shfrytëzuar këtë pasuri duhet të kalohet mbi to”. /Telegrafi/