Venediku është goditur nga moti i ligë që po konsiderohet si më i tmerrshmi në histori të këtij vendi, duke bërë që bazilika historike e qytetit, sheshet dhe rrugët të përmbysen si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Kryetari i qytetit Luigi Brugnaroka deklaruar se do të shpall gjendjen katastrofike, duke paralajmëruar se dëmet janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.


1 157

"Situata është dramatike. Do të kërkojmë nga qeveria të na ndihmon. Çmimi do të jetë shumë i lartë. Kjo që po ndodh është si rezultat i ndryshimeve klimatike", ka shkruar në Twitter, kryetari i Venedikut.

3 43

Niveli i ujit në sheshin Shën Marku ka kaluar mbi një metër. Bazilika e Shën Markut është përmbysur për të gjashtën herë në 1,200 vite të ekzistencës së saj, ku katër herë kanë ndodhur vetëm në 20 vitet e fundit, e më e tmerrshmja po konsiderohet ajo e tetorit të vitit të kaluar.

4 35

Deri më tani nuk është dhënë ndonjë shifër e saktë sa i përket dëmeve materiale, kurse është konfirmuar vdekja e dy personave. Në anën tjetër në videot amatore të publikuara në rrjetet sociale, shihet niveli i ujit duke rrjedhë si liqen nëpër rrugët e Venedikut si dhe dallgët e larta që godasin barkat e lidhur pranë pallatit Judo.

5 27

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se lartësia e dallgëve tashmë ka mbërritur në 187 centimetra, që i bie të jetë diçka më pak sesa ai që është shënuar në vitin 1966 që ishte 194 centimetra. /Telegrafi/

6 21

7 16