LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet mbështetja zvicerane për noterinë kosovare

Përmbyllet mbështetja zvicerane për noterinë kosovare

Pas 9 viteve të mbështetjes së suksesshme për themelimin e shërbimit të noterisë në Kosovë, projekti i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmbyllet me një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Noterëve të Kosovës.

Projekti i filluar më 2008, i zbatuar nga një ekip shumë profesional i Institut International des Hautes Etudes Notariales, ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në përpilimin e ligjit të noterisë sikurse dhe gjithë legjislacionin dytësor, në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Më pas është vazhduar me trajnimin e kandidatëve për noterë sikurse dhe me përkrahjen e provimeve dhe licensimit të noterëve të parë të Kosovës.

E një rëndësie të veçantë ishte dhe mbështetja e ofruar në themelimin dhe funksionalizimin e Odës së Noterëve të Kosovës, e cila tashmë është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë (UINL). Mbështetja për sistemin e noterisë është një iniciativë vitale që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.


Funksionalizimi i shërbimit të noterisë ka dhënë një kontribut direkt në zvogëlimin e numrit të çështjeve civile në gjykata dhe institucione tjera, ka ngritur sigurinë juridike të transaksioneve komerciale dhe ka përmirësuar efikasitetin e shërbimeve juridike. Shërbimi i noterisë sot numëron 74 noterë (18 femra dhe 5 minoritarë), shërbime direkte e zyra noterësh në 32 komuna të Kosovës, si dhe punëson një staf me mbi 200 persona.

Që nga themelimi në vitin 2012 e deri në fund të vitit 2016, ky shërbim ka lëshuar mbi 1.5 milion akte noterie për qytetarët. Me një kontribut financiar prej 2.3 milioë frankash zvicerane, Zvicra është e kënaqur të lëre pas një sistem funksional dhe të qëndrueshëm, i cili do të vazhdojë t’u shërbejë qytetarëve në mënyrë profesionale.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori