LAJMI I FUNDIT:

Përleshje pas mosmarrëveshjes në komunikacion

Përleshje pas mosmarrëveshjes në komunikacion
Foto: Ilustrim

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.

Lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.