LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes disa personave në Ferizaj, lëndohen pesë prej tyre

Përleshje fizike mes disa personave në Ferizaj, lëndohen pesë prej tyre
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë përleshur fizikisht në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër persona, transmeton Telegrafi.

“Më datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona”, njofton policia.


Tutje, theksohet se nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

Të arrestuarit janë: B.R ( M/K), i moshës 42 vjeçar Z.L ( M/K), i moshës 39 vjeçar, R.L ( M/K), i moshës 37 vjeçar, D.L ( M/K) , i moshës 22 vjeçar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori