Trupat e mbushura me plumba të 18 burrave u zbuluan pas një përleshje me armë midis karteleve të drogës në shtetin Zacatecas të Meksikës.

"Kanë vdekur 18 persona dhe konfrontimi ndodhi në komunitetin e San Juan Capistrano, në komunën e Valparaiso", tha zëdhënësi i departamentit të sigurimit të shtetit, Zacatecas Rocío Aguilar.


Kishte prova se vdekjet në qytetin e largët të Valparaiso rezultuan nga një konfrontim midis personave të armatosur nga kartelet Sinaloa dhe Jalisco, tha ajo.

20108303112156580 20

Beteja ishte midis bandave rivale që luftonin për të marrë kontrollin e terren rajonit, tha Aguilar për Milenio TV, raporton aljazeera.

Dhuna e lidhur me drogën ka vrarë më shumë se 300 mijë njerëz në Meksikë që nga viti 2006, kur qeveria filloi vendosjen e trupave federale për të luftuar kartelet si pjesë e të ashtuquajturës luftë të saj ndaj drogës.

Valparaiso kufizohet me shtetin Jalisco, një bastion i një karteli të fuqishëm të quajtur Jalisco Nueva Generacion. /Telegrafi/