Përleshen disa persona në Prishtinë, tre të arrestuar

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti.
Rasti ka ndodhur në rrugën "1 Tetori" në Prishtinë, të dielën në ora 11:00.
Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































