Telegrafi

‘Perla’ e Erik Lamleas ndaj Arsenalit shpallet si më e mira për sezonin 2020/21 në Ligën Premier

Erik Lamela e ka fituar çmimin e golit më të bukur për sezonin 2020/2021/

Lojtari argjentinas tashmë njihet për golat e tij të bukur, por kjo e këtij edicioni ishte diçka speciale.

Në takimin e Tottenhamit ndaj Arsenalit më 14 mars në Ligën Premier, Lamelas shënoi në stilin ‘rabona’ në potin e The Gunners.

Portieri nuk kishte shans ta ndalonte topin të futej në rrjetë, duke bërë që Lamela të fitonte tani çmimin e golit të sezonit.

Kujtojmë se Pep Guardiola është zgjedhur si trajneri më i mirë, derisa Ruben Dias e mori atë të mbrojtësit më të mirë. /Telegrafi/