Numër i madh i bashkatdhetarët kanë udhëtuar të dielën nga Aeroporti “Adem Jashari”, për në vendet ku jetojnë në Evropë.
E përkundër masave kufizuese dhe orarit të shkurtër të lëvizjes që kanë marrë institucionet e Kosovës, për mbrojtje nga pandemia Covid-19, si dhe karantinimit që do ta kenë në vendet ku edhe do të udhëtojnë, ata shprehën të lumtur që kanë mundur ta vizitojnë Kosovën në prag të festave të fund vitit.
Qytetari Blerton Beqaj, që udhëtoi për në Zvicër ka thënë se ka kaluar mirë në festat e fundvitit që kaloi në Kosovë. Ai ka vlerësuar masat që janë marra nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi që siç tha ai për KosovaPress janë marrë për të ruajtur qytetarët.
Ai thotë se kur të mbërrijnë në Zvicër do të hy në karantinë dhjetë ditë dhe pastaj do ta filloj punën, ndërsa thotë se testi për Covid-19 nuk është i nevojshëm.
“Pavarësisht që pandemia, shumë mirë kemi kaluar, pak ka qenë orari i shkurtër, në ora 20:00 që kanë qenë mbylljet, por mirë, me rendësi mirë kemi kaluar. Edhe ajo masë nuk ka qenë e keqe sepse ka qenë për popullin tonë, për me mbrojt popullatën tonë, shumë mirë ka qenë […] (kur të shkoj) Kam me hi në karantinë dhjetë ditë, dhe pas karantinës kam me fillu punën, ndërsa testin COVID-19 nuk e kemi të nevojshëm”, ka thënë Beqaj.
Edhe Egzon Hyseni, që udhëtoi të dielën për në Gjermani, thotë se përkundër masave, pushimet e i ka kaluar shumë mirë. Ai tregon se kur të kthehet në Gjermani është i detyruar ta ketë testin për Covid-19.
Ai shpreson që sa me shpejtë të largohen masat, pasi që siç thotë ai, do të vijnë në Kosovë dhe nuk do ta kenë problem.
“Pushimet i kemi kalua super, pushimet kanë qenë perfekte, përkundër masave që kanë marrë, por kjo është për të mirën tonë, inshalla sa më shpejt largohen masat dhe vijmë më lehtë dhe nuk e kemi problem, se me gajle, njeri me ardhë më gajle është më ndryshe[…] Gjermani tash ka kërkuar me e pasë testin, dhe personat që nuk e kanë testin, që nuk e bëjnë testin këtu, i kanë dhjetë ditë atje dhe nuk kanë të drejtë pune”, ka thënë Hyseni për KosovaPress.
Ndërsa Burim Bunjaku nga Podujeva, banor në Berlin derisa tregon se kaluan pushime të mira në Kosovë, ka thënë edhe se i kanë respektuar masat. Edhe Bunjaku me të hyrë në Gjermani do të izolohet për pesë ditë.
“Pushimet i kemi kaluar shumë bukur, në gjirin familjarë. Kohën e kemi pasur shumë të përshtatshme, edhe pse na është dashur t’i përmbahemi masave. Në ora 18:00 kemi ikur për shtëpi prej Prishtinës […]Nuk e kemi bërë testin pesë ditë i kemi karantinë atje, pas pesë dite e bëjmë testin në Berlin”, ka thënë Bunjaku.
E qytetari që udhëton për në Munchen. Hyseni ka thënë se sikur që i respektojnë masat në Munchen, kanë respektuar edhe masat që janë vënë nga institucionet e Kosovës.
Ai thotë se tash kur udhëton, ka bërë testin, mirëpo edhe në Gjermani do të karantinohet dhjetë ditë, dhe pas dhjetë ditëve do ta bëjë prapë testin për covid-19.
“Po si në shtëpi more burrë, u kënaqëm. Sa i për ketë masave me të thënë të vërteten është dashtë me i respektua, qysh i respektojmë atje, edhe këtu. Unë personalisht me familje, me shoqen që isha, i kemi respektua masat që është dashtë, distanca, me maskë ku kemi dalë.. Para se me shkua, e kam bërë testin, jam krejt në rregull, tash fluturoj për në Munchen, prapë kur të shkoj duhet me ndenjtë dhjetë ditë, pas dhjetë ditëve, prape duhet ta bëjmë testin, dhe vazhdon jeta normale qysh ka qenë”, thotë ai.
Ndryshe kujtojmë se një numër bashkatdhetarët që kishin ardhur nga vendet e ndryshme të botës, për t’i pritur festat e fund vitit në Kosovë, gjatë ditës së premte, shtunë dhe të diele, kanë vendosur që të kthehen në vendet ku ata jetojnë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit