Poezi nga: Elizabeth Akers Allen
Përktheu: Agron Shala
Në fluturimin tënd, kthehu prapa, prapa o Kohë
Vetëm për sonte, më bëj sërish fëmijë!
Nënë, kthehu nga bregu që s’ka jehonë,
Si dikur, më mbërthe edhe një herë në zemrën tënde;
Në ballin tim puthi rrudhat e lodhjes,
Prej flokëve të mi tjerri fijet e argjendit;
Për gjumin tim, mbaje kujdesin tënd të dashur; —
Nënë, më përkund që të fle — më përkund që të fle!
Rridh së prapthi, së prapthi o valë e viteve!
Shumë jam lodhur nga mundi dhe nga lotët, —
Nga mundi pa shpërblim, nga lotët e kotë, —
Merri dhe ma jep sërish fëmijërinë time!
Jam lodhur nga pluhuri dhe nga ndryshku, —
Jam lodhur nga flakja e pasurisë së shpirtit tim;
Jam lodhur nga mbjellja që të tjerët korrin;—
Nënë, më përkund që të fle — më përkund që të fle!
Jam lodhur nga boshllëku, nga mungesa e vlerës, nga e pavërteta,
Nënë, o nënë, zemra ime qan për ty!
Gjatë shumë verave bari gjelbëroi,
Lulëzoi dhe u venit, mes përmes fytyrave tona:
Megjithatë, me mall të fortë dhe me dhimbje të zjarrtë,
Unë prapë sot vuaj për praninë tënde.
Kthehu nga heshtja kaq e gjatë dhe kaq e thellë;—
Nënë, më përkund që të fle — më përkund që të fle!
Në zemrën time, nëpër ditët që fluturuan,
Si dashuria e nënës asnjë tjetër dashuri kurrë nuk ka shkëlqyer;
Asnjë adhurim tjetër nuk mbeti dhe nuk mbijetoi,—
Besnik, bujar dhe i durueshëm si i yti:
Askush si nëna nuk mundet të ta largojë dhimbjen
Prej shpirtit të sëmurë dhe trurit të lodhur nga bota.
Prehja e lehtë e gjumit rrëshqet ngadalë mbi qepallat e rënduara të syve të mi; —
Nënë, më përkund që të fle — më përkund që të fle!
Kthehu, lëri flokët e tua të gështenjta e të praruara,
Të bien sërish, si dikur mbi supet tua;
Lëri të bien sot mbi ballin tim,
T’ju bëjnë hije syve të mi të lodhur nga drita;
Sepse me hijet e saj që edhe një herë rrezatojnë
Hareshëm do të mbushen vegimet e ëmbla të dikurshme;
Me dashuri, me butësi, valët e saj të ndritshme më pushtojnë;—
Nënë, më përkund që të fle — më përkund që të fle!
Nënë, nënë e dashur, vitet kanë qenë të gjata
Qëkur për herë të fundit ninullën tënde dëgjova:
Këndoje dhe pastaj shpirtit tim do t’i duket
Se vitet e pjekurisë ishin veçse një ëndërr.
Duke u kapur pas zemrës tënde në një përqafim të ngrohtë,
Me qerpikët e tu të lehtë që fytyrën ma ledhatojnë,
Pastaj, të mos zgjohem kurrë dhe as të mos qaj;—
Nënë, më përkund që të fle — më përkund që të fle!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Çdo të Hënë me çikat e Prishtinës
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Lufta psikologjike ndaj otomanëve: Skënderbeu tallej me armiqtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri