LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet holokausti në Maqedoni

Përkujtohet holokausti në Maqedoni

Në Manstir dhe në Shtip është shënuar sot 75 vjetori i deportimit të hebrenjve nga Maqedonia drejt kampit famëkeq në Triblinkë. Ndërsa shenimi qëndror pritet të mbahet nesër në Shkup.

Me vendosjen e luleve të freskëta në pllakën përkujtimore në respekt të hebrenjëve nga Manastiri, manifestimit në këtë qytyet ju bashkëngjitën delegacionet nga Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë, përfaqësues të Komunës së Manastirit dhe një numër i madh i delegacioneve të huaja nga Izraeli, si dhe nga bashkësia e hebrenjëve në Maqedoni dhe në botë.

Po sot në këshllin komunal të Shtipit u mbajt seancë komemorative në kuadër të 75 vjetorit të hollokaustit të hebrenjëve nga Maqedonia. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të bashkësisë hebreje në Republikën e Maqedonisë, ministra të Qeverisë, kreu i komunës, si dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve.


Në kuadër të shënimit të 75 vjetorit të Hollokaustit, nesër në Shkup do të mer pjesë edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. Siç kanë njoftuar nga shërbimi për informim i Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev dhe homologui tij Borisov, do të vendosin lule të freskëta në përmendoren e 7.144 hebrenjëve nga Maqedonia. Gjithasthu, në Kuvend është paraparë edhe mbajtja e një seance komemorative.