Sot është 26 - vjetori i rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gëzim Rama.

Rama ka lindur më 28.03.1978 dhe ka rënë dëshmor më 10.04.1999 në moshën 21 - vjeçare, shkruan Telegrafi.


Ai ishte pjesë e Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës.

Dëshmorin, Gëzim Rama e ka përkujtuar Komuna e Vushtrrisë.

“Në 26 - vjetorin e rënies, sot përkujtojmë Dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Rama, i cili ishte pjesë e Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Lavdi Dëshmorit të Kombit Gëzim Rama!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/