LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Avdullah Tahiri në 20 vjetorin e rënies

Përkujtohet Avdullah Tahiri në 20 vjetorin e rënies

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, Komuna e Gjilanit ka nisur aktivitetet në shënim të 20-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Abdullah Tahiri.

“Bashkë me shumë të burgosur të luftës, Abdullah Tahiri natyrisht që ishte e pamundshme që të rezistojë ndryshe, pos me trupin e tij dhe ashtu siç ka qenë edhe në jetë, i vrullshëm dhe kryengritës, ka ra dëshmor për këtë vend. Për këto pesë vite, Gjilani po vazhdon traditën e respektit dhe gjunjëzimit për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të veçantë, jam shumë i nderuar që në këtë mandat po realizohet edhe shtatorja e Abdullah Tahirit”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Kam pasur fatin që të njihem me të në dy faza të rënda, prej vitit 1989 deri në burgosje, por edhe në fazën e burgosjes në burgun hetues të Gjilanit e kam kaluar bashkë me të, duke qenë pjesë e grupit të përbashkët të akuzuar për terrorizëm dhe veprimtari armiqësore nga regjimi i kohës. Jam krenar që këto dy veprimtari i kam kaluar me të. Lavdi e përjetshme”, theksoi Haziri.


Haziri ka paralajmëruar se këtë vit do të vendoset edhe shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit, riorganizimi dhe renovimi i shtatores së Agim Ramadanit, fillimi i inicimit për shtatoren e Kadri Zekës dhe do të vlerësohet edhe figura e Ramiz Cernicës.

Në orën 16:00 do të vihet gurthemeli i shtatores së heroit afër kazermës së FSK, për të përfunduar me akademinë përkujtimore në teatrin e qytetit në ora 17:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori