Përkujtohen martirët e fshatrave Vërnicë, Reznik dhe Shallcë të Vushtrrisë
Gjatë ditës së sotme, në 26 vjetorin e rënies, janë përkujtuar martirët e fshatrave Vërnicë, Reznik dhe Shallcë të Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me familjarët e martirëve kanë bërë homazhe, shkruan Telegrafi.
“Në nderim të të rënëve të këtyre tre fshatrave, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me familjarë të martirëve kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të martirëve në fshatin Vërnicë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me këtë rast u potencua se dëshmorët e martirët e vendit janë themeli i shtetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































