Çlirimi i Kosovës e bëri realitet ëndrrën e të gjithë dëshmorëve tonë, e bëri realitet ëndrrën, mundin dhe gjakun e të gjithë heronjve, luftëtarëve, veprimtarëve dhe martirëve të lirisë, i bëri realitet aspiratat dhe dëshirat e shumë brezave të popullit tonë.
Kështu u tha në akademinë përkujtimore, e cila u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në Tiranë me rastin e 19- vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, gjeneral major Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Mala.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve Konushevci e Mala dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, të pranishmëve në këtë akademi iu drejtua zëvendësministri i FSK-së, Muhamet Latifi.
Duke vlerësuar lartë luftën e lavdishme të dëshmorëve Konushevci e Mala, zëvendësministri Latifi, tha se për dallim nga luftërat çlirimtare të popujve të tjerë, organizimi dhe lufta e UÇK-së në këtë drejtim ka pasur dy përparësi, pasi Kosova ka pasur Shqipërinë si bazë të zonës së lirë në prapavijë dhe ka pasur njerëzit dhe rrugët e saj për furnizimin me armatim të UÇK-së.
“Jo rastësisht, për këtë detyrë jeta e kishte përgatitur të madhin Ilir Halit Konushevci, djalin nga Llapi të lindur me 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë, të Podujevës, fshat ky i njohur për kontributin dhe djemtë e tij që ka dhënë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë periudhë kohore, Iliri përveç që e përfaqësonte Zonën Operative të Llapit në Shtabin Qendror të UÇK-së, ai ishte caktuar si person përgjegjës për mbështetje logjistike dhe furnizim me armatim të luftëtarëve të UÇK-së. Kjo detyrë e bëri Ilirin, që të bashkëjetonte me çdo bashkëluftëtar në front, me çdo dëshmorë të rënë, si dhe të jetonte me shqetësimin e përhershëm për furnizimin e shokëve me armatim dhe municion të mjaftueshëm”, tha ai.
Latifi ka theksuar se lufta e filluar nga Iliri, doktor Haziri dhe shumë e shumë dëshmorë të tjerë nuk u ndal deri në fitoren përfundimtare, deri në çlirimin e plotë të Kosovës.
Të pranishmit në këtë akademi me nga një fjalë i kanë përshëndetur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini dhe gjenerali i FSK-së, Enver Cikaqi.
Ndërsa në emër të familjarëve të heronjve, të pranishmit i përshëndeti, bashkëshortja e heroit Hazir Mala, znj. Fatime Mala.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me këtë rast ndau dekorata për dy heronjtë, Ilir Konushevci e Hazir Mala.
Pas fjalimeve, u shfaq dokumentari titulluar “Buka e UÇK-së, historia e grupit të logjistikës-Mërgimi”.
Po ashtu janë bërë homazhe me rastin e nëntëmbëdhjetë vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, gjeneral major Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Mala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës