LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet situata me COVID-19 në Shqipëri, Bino: Po thyhet karantina, plazhi, dasmat dhe mortet si burim i infektimit

Përkeqësohet situata me COVID-19 në Shqipëri, Bino: Po thyhet karantina, plazhi, dasmat dhe mortet si burim i infektimit

Situata nga përhapja e virusit COVID-19 po përkeqësohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3,500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me Coronavirus janë disa herë më shumë.

Për Silva Binon përhapja e infeksionit dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si me parë.

Përfaqësuesja e Komitetit Teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar.


Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.

Ajo thotë se Tirana vijon të jetë vatra e infeksionit të COVID-19, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të infektuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e virusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregon për A2 se numri i testeve do të arrijë 1 mijë në ditë. Me mbështetjen e fundit të OBSH janë shtuar aparaturat e testimit në ISHP, kitet si dhe po ngrihet rrjeti i laboratorëve COVID-19, përfshirë edhe strukturat private.

Ndërkohë në vjeshtë situata pritet të jetë edhe më kritike për shkak të qarkullimit të gripit dhe Coronavirusit njëkohësisht. /A2News/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori