LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e shpejtë e coronavirusit, amerikanët blejnë më shumë armë sesa pas 11 shtatorit – frikësohen nga plaçkitjet rrahjet dhe “lufta” për ushqim dhe barna

Përhapja e shpejtë e coronavirusit, amerikanët blejnë më shumë armë sesa pas 11 shtatorit – frikësohen nga plaçkitjet rrahjet dhe “lufta” për ushqim dhe barna

Pronarët e dyqaneve kurrë më parë nuk kanë parë rritje të tillë të shitjes së armëve në Floridë, e kjo po ndodh në kohën kur po përhapet në këtë vend në masë të madhe coronavirusi.

Një valë e madhe e blerëve të armëve nuk ka qenë e tillë as pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, e as kur uraganet kërcënonin se do t’a bënin rrafsh me tokë pjesën jugore të Floridës, transmeton Telegrafi.

Sipas shitësve të armëve, pronarëve të lokaleve dhe institucioneve kompetente, frika dhe pasiguria nga përhapja e pandemisë së coronavirusit – po i motivojnë njerëzit të blejnë armë dhe municion, sepse po frikësohen se mund të mungojë sundimi i ligjit dhe të ketë plaçkitje, luftë për ushqim, barna dhe vend nëpër strehimore, shkruan Miami Herald.


“Shitjet tona janë rritur për 80 për qind, është një rritje e madhe e blerësve që për herë të parë kanë vendosur të armatosen, po frikësohen nga numri i madh i atyre që e shkelin ligjin, papunësia dhe mungesa së gjësendeve të ndryshme”, ka deklaruar Alex Elenberg, manxher në dyqanin e armëve “Charlie”.

Sipas tij, “nuk jeni të zot të mbroni shtëpinë dhe familjen, atëherë për çfarë jeni i mirë”.

Shtetet e Bashkuara është vendi me numrin më të madh të armëve për kokë banori në botë, 40 për qind e amerikanëve posedojnë revole apo jetojnë në një ambient ku ka armë.

Pavarësisht kësaj, brenga nga përhapja e shpejtë e COVID-19 ka shënuar rritje në shitje dhe sipas shitësve dhe të dhënave të Agjencisë për monitorimin e armëve siç është sistemi nacional i FBI-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori