LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet e xhihadistëve: “Me 50 mijë vetë, jo Kosovën, por Evropën shkatërrojmë” (Video)

Përgjimet e xhihadistëve: “Me 50 mijë vetë, jo Kosovën, por Evropën shkatërrojmë” (Video)

Prokuroria italiane ka marrë në pyetje shtetasin kosovar Arjan Babaj, i arrestuar tri ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste që po organizonin hedhjen në erë të urës Rialto në qytetin e Venecias.

Arjan Babaj 28 vjeç, më i madhi në moshë i kësaj celule të përbërë nga 4 kosovarë, konsiderohet strategu e guida e tyre shpirtërore.

I marrë në pyetje në burgun e Venecias, 28 vjeçari kosovar nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve.


Pritet të merret në pyetje në burgun e Bellunos Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe në burgun e Trevizos Dake Haziraj 26 vjeç.

Akuza ndaj tyre është përkrahje e propagandës xhihadiste e pjesëmarrje në organizim me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Ndërkohë policia italiane ka bërë publike biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule ku shprehen qartë qëllime e tyre terroriste.

Arrestohen xhihadistët nga Kosova në Itali
Lexo po ashtu Arrestohen xhihadistët nga Kosova në Itali

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij, e shprehet: “Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t’i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Evropën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur”, thotë ai, transmetojnë mediat.

Në bazën e tyre në apartamentin prej 35 metra katror në lagjen San Marco të Venecias më datë 2 mars 2017 , kosovarët bisedojnë mbi ngjarjet e fundit në Turqi.

Më i vogli i grupit në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet: “Jam shumë i kënaqur për ç’ka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë dicka në San Marco”.

Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegoj se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë: “Ka të bëj dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet”.

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e tyre e bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet: “E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë. E bëri njëri me mjekër”. Fisnik Bekaj përgjigjet: “Sa mirë ja ka bërë”.

Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës. “E kam studiuar mirë. Fillmisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova”.

Katër kosovarët e arrestuar frekuentonin 3-4 herë në javë palestrën në qëndër të Venecias. Në banesën e tyre u gjetën dhe mjaft video stërvitje të ushtarëve të ISIS.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori