Përgatitu për surpriza këtë muaj: Zbulo ditën më me fat për shenjën tënde

Mundësi në karrierë dhe shumë dashuri
Nuk e dimë nëse e ke marrë vesh, por ka ardhur prilli dhe urojmë të jetë i mbarë.
Tani, shpejt e shpejt, gjej shenjën tënde dhe merr vesh ditën më me fat të këtij muaji.
Dashi Dita me fat: 13 prill
Për arsye se: Hëna në Bricjap të ndihmon të përqendrohesh me të gjithë energjinë në qëllimet e tua në aspektin e karrierës.
DemiDita me fat: 13 prill
Për arsye se: Do të përballesh me shumë fat dhe begati në çdo aspekt të jetës tënde.
BinjakëtDita me fat: 14 prill
Për arsye se: Saturni do të të vijë në ndihmë për të zbuluar disa mundësi fantastike në profesionin tënd. Lajme të mira që lidhen me një mundësi të re pune, apo ngritje në detyrë të presin.
GaforrjaDita me fat: 24 prill
Për arsye se: Ëndrrat e tua do të jenë më prezente se kurrë dhe ti do të bësh gjithçka për t’i realizuar ato. Një periudhë e qartë ku ti do të veprosh me shumë kurajo duket në horizont.
Për arsye se: Fillime të reja hapin dyer të reja. Mos qëndro peng i së shkuarës dhe ç’është më e rëndësishmja, mos e lër frikën të të mbajë në vend.
VirgjëreshaDita me fat: 3 prill
Për arsye se: Mërkuri, si planeti i komunikimit, të ndihmon të kapësh ca shanse të reja, të papara. Besoji instinktit dhe ndërmerre hapin, pavarësisht rrezikut që të pret. Në fund të muajit, do të bësh një rezyme dhe do ta kuptosh që ia ke dalë.
PeshorjaDita me fat: 11 prill
Për arsye se: Afërdita hedh dritë mbi sektorin e dashurisë, financave dhe pasurive të paluajtshme. Ky muaj është shumë i bukur për ty, ndaj shijoje!
AkrepiDita me fat: 27 prill
Për arsye se: Do të shkosh me hapa galopantë drejt qëllimeve të tua. Karriera dhe profesioni yt do të marrin një kurs të ri, të shumëpritur.
Për arsye se: Në këtë datë do të kesh më shumë mundësi të shprehësh veten ashtu si ti di, por edhe të jetosh plotësisht, pa asnjë barrierë dhe duke ndjerë shumë lumturi dhe dashuri.
BricjapiDita me fat: 6 prill
Për arsye se: Shumë përparime priten në karrierën dhe arritjet e tua personale. Çeli dyert e mendjes dhe bëhu më pranues/e ndaj personave dhe mundësive të reja.
UjoriDita me fat: 6 prill
Për arsye se: Një ditë e bukur dhe frytdhënëse të pret të enjten, ndaj gjej balancën perfekte mes punës dhe argëtimit, citon Anabel.
PeshqitDita me fat: 20 prill
Për arsye se: Gjatë kësaj dite, falë situatave të ndryshme, do të kuptosh disa nga vlerat e tua më të larta dhe do t’i vendosësh ato në zbatim, për të marrë rezultate mbresëlënëse. /Telegrafi/















































