Përgatitjet për dimër në Kosovë, ekspertët thonë se masat e Qeverisë janë të dobishme por të pamjaftueshme
![Përgatitjet për dimër në Kosovë, ekspertët thonë se masat e Qeverisë janë të dobishme por të pamjaftueshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/dru-pelet-780x439.jpg)
Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në muaj ndihmë nga shteti, me të cilat mban familjen, gruan dhe djalin 11 vjeç. Ai thotë se në pamundësi për të gjetur një punë të rregullt, me këto të ardhura e ka të vështirë të sigurojë ngrohje për këtë dimër. Viteve të kaluara e kishin ndihmuar miqtë me drunj, por këtë vit me rritjen e çmimeve, gjërat kanë ndryshuar.
“Shoqëria m’i kanë dhënë nga dy tri metra viteve të kaluara, por për sivjet asgjë dhe nuk ka shpresë aspak. Me rrymë nëse mundem ta përballoj, nëse jo më duhet vetëm të rri e të shikoj”, thotë ai.
Në Kosovë, ku energjia elektrike është burim kryesor për ngrohje, autoritetet kanë paralajmëruar se dimri i këtij viti do të jetë mjaft sfidues për shkak të krizës energjetike botërore, pamundësisë që vendi të përmbushë nevojat e tij me prodhimin e brendshëm dhe çmimeve të larta të importeve.
Sipas përllogaritjeve mesatare pritet që shpenzimi i energjisë elektrike gjatë dimrit të jetë 4.12 milion megavat orë, derisa prodhimi do të jetë 3.2 milion megavat orë, që i bie se vendit do t’i duhen edhe 722.8 mijë megavat orë energji elektrike nga importi.
Në përpjekje për të përballuar këtë krizë, ministria e Ekonomisë në Kosovë ka paraqitur një plan për mbështetjen financiare të qytetarëve për blerjen e pajisjeve për ngrohje që shpenzojnë më pak.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se paketa ka vlerën e 6 milionë eurove.
“Pajisjet që do të subvencionohen nëpërmjet kësaj thirrje përfshijnë kaldajat me biomasë dru, pelet, briket që do të subvencionohen deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ose deri në një mijë e 200 euro. Pompat termike të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri në 70 për qind do të subvencionohen deri në 30 për qind ose deri në dy mijë e 500 euro. Kondicionerët eficient të cilët ulin shpenzimin e energjisë deri në 70 për qind do të subvencionohen deri në 40 për qind të vlerës ose deri në 400 euro. Stufat indivduale eficiente me biomasë – dru, të cilat për familjet që janë pjesë e skemës sociale do të subvencionohen deri në 90 për qind”, tha zonja Rizvanolli.
Ajo theksoi se me këtë skemë planifikohet të mbështeten rreth dhjetë mijë familje, të cilat do të kursejnë rreth 70 për qind të konsumit të energjisë, që në total i bie rreth 12 milionë euro kursim gjatë këtij dimri.
Mundësia për të përfituar subvencione nga qeveria, ka rritur kërkesën për pajisje të tilla të ngrohjes, thotë Besfort Jakupaj, drejtues i një kompanie që tregton pajisje të tilla.
“Nëse krahasohet kërkesa vitin e kaluar me atë tash nga qytetarët e Kosovës, është përafërsisht diku 30 për qind më shumë. Unë shpresoj që qeveria në vazhdimësi do të ofrojë subvencione të tilla për pompa termike dhe të gjitha pajisjet tjera efiqiente si klimat për banesa, meqë një pjesë e banesave nuk kanë mundësi për vendosje të pompave termike, ndërsa klima është një zgjidhje e mirë për ta që të bëjnë ngrohjen në fazën kalimtare”, thotë ai.
Ekspertë të sistemit energjetik thonë se masat e qeverisë janë të dobishme por të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar.
Dardan Abazi hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) i tha Zërit të Amerikës se subvencionimi është dashur të nisë më herët.
“Ndonëse ne i mirëpresim masat si të tilla, konsiderojmë se ato janë edhe të pamjaftueshme por edhe të vona si masa. Jemi në muajin tetor kur tashmë fillon sezona e ngrohjes së qytetarëve, moti vetëm se është përkeqësuar, ndërsa vetëm tani ministria e Ekonomisë e ka shpallur këtë skemë. Ne vlerësojmë se kjo u ka lejuar njerëzve shumë pak kohë që edhe të informohen mbi skemën që është hapur, edhe nuk janë ofruar informata të bollshme për qytetarët se si të aplikojnë. Në anën tjetër sasia e cila do të jepet, pra për rreth dhjetë mijë konsumatorë nuk është e mjaftueshme që të zbusë në masën e duhur për këtë vit kërkesën për energji”, thotë ai.
Përndryshe, thotë zoti Abazi, Kosova duhet të punojë në planin afatgjatë drejt kalimit në energji të ripërtërishme.
Aktualisht në Kosovë 95 për qind e energjisë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra dhe vetëm pesë për qind nga burimet e ripërtërishme si dielli, era apo uji./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe