Në Turqi është bërë bakllava më e madhe në botë, e cila u konfirmua nga komisioni për listim në Librin e Rekordeve të Guinnessit.

Ajo është bërë në margjina të panairit të tretë ndërkombëtar të turizmit Travelexpo dhe Samiti të gastronomeve, të cilët po mbahen në kompleksin ATO Congresium në Ankara.


2 87

Bakllava peshon 515 kilogramë dhe ajo është pjekur në një tepsi të vetme me gjatësi 7.5 metra dhe gjerësi 2,5 metra, dhe ka gjithsej 1.800 copë.

3 66

Njëri nga sponsorët e bakllavës më të madhe në botë ishte kompania MADO. /kp/Telegrafi/