Site icon Telegrafi

Përfundon vazhdimi i 11-të i seancës për shkarkimin e Zvrlevskit

Edhe në vazhdimin e 11-të të seancës së gjashtë plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në të cilën rend dite është shkarkimi i Prokurorit shtetëror, Marko Zvrlevski, e karakterizuan seria e replikave dhe kundër-replikave të deputetëve.

Sipas deputetëve të OBRM-PDUKM-së opozitare, kërkesa e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit është e pa bazë dhe e pa agrumentuar. Ato përsëri i referohen nenit 8 të rregullores zgjedhore sipas të cilit, thonë deputetët e opozitës, asnjë procedurë për emërim ose shkarkim të funksionarëve nuk guxon të bëhen në kohë kur ka zgjedhje të shpallura. Kjo seancë, sipas tyre, bëhet me qëllim të defokusimit të publikut nga temat e rëndësishme aktuale siç janë borxhet, zjarret dhe refugjatët.

Ndërsa nga LSDM-ja, përsëritën qëndrimin e tyre se nuk marrin pjesë në diskutime të pakuptimta ku qëllimi i vetëm i OBRM-PDUKM-së është shtyerja e arritjes të drejtësisë në vend dhe zgjasin seancat duke bërë replika të kota, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, shkarkimi i Prokurorit është plotësisht ligjor dhe legjitim pasi që në asnjë mënyrë nuk nënkupton largimin e tij nga puna si prokuror.

Seanca do të vazhdojë nesër në ora 11./Telegrafi/

Exit mobile version