Para pak minutave ka përfunduar edhe takimi i katër partnerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli,takim ky i cili u mbajt në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.


Takimi i tyre kishte nisur, menjëherë pas përfundimit të takimit me ambasadorin amerikan Philip Konsett.

Kryeministri Haradinaj së bashku me Pacollin janë parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit ndërsa deri më tani askush nuk është deklaruar për media.

Temë diskutimi ishte taksa ndaj produkteve serbe dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur se a është marrë ndonjë vendim në këtë takim. /Telegrafi/

51245414 1012396252302528 7182988105664692224 n

51438999 298850930773951 1993804512648757248 n

 

51505849 315873839039106 5840784806752813056 n