LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seria pa humbje e Federerit, Del Potro e mposht në finalen e Indian Wells

Përfundon seria pa humbje e Federerit, Del Potro e mposht në finalen e Indian Wells
(Foto: Getty Images)

Juan Martin del Potro i ka dhënë fund serisë pa humbje të tenistit numër një në botë, Roger Federer, duke e mposhtur në finalen e BNP Paribas Open në Indian Wells.

Tenisti argjentinas, i cili është i teti në rang-listën botërore, fitoi me rezultat 2-1 në sete (6-4, 6-7, 7-6) kundër tenistit zviceran.

(Foto: Getty Images)

Federer e kërkonte titullin e gjashtë rekord në Kaliforni, mirëpo Del Potro ia doli ta fitonte titullin e parë ‘ATP Masters 1000’.


Të gjitha lajmet për ROGER FEDERER
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ROGER FEDERER

29-vjeçari është bërë tenisti i parë, i cili e mposht Federerin në vitin 2018, meqë zvicerani kishte fituar në 17 përballjet e mëparshme.

Dueli ndërmjet dy tenistëve zgjati plot dy orë e 42 minuta, ndërsa ky është një sukses i rëndësishëm për Del Potron, i cili në vitet e fundit ka pasur probleme me lëndime dhe është operuar tri herë.

(Foto: Getty Images)

Në muajin mars, ai e fitoi titullin e parë ATP 500 në Acapulco dhe u kthye në dhjetë pozitat e para në ranglistën botërore.

“Është vështirë ta përshkruash me fjalë. Është si një ëndërr. Pas të gjitha problemeve të mia, pas të gjitha ndërhyrjeve kirurgjike, nuk mund të besoja se jam këtu duke fituar një Masters 1000 dhe duke e mposhtur Rogerin. Është mahnitëse”, ka thënë argjentinasi pas fitores. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori