Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe Muharrem Rama po akuzohen se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”.
Fillimisht prokurorja Eliza Bajrami tha se qëndron në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dhënë me 18 maj të vitit 2019, duke i propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dy të akuzuarit Ademi dhe Rama t’i dënoj sipas ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, prokurorja Bajrami tha se pa mëdyshje të akuzuarit Ademi dhe Rama kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen pasi që sipas saj, tërë veprimet e ndërmarra nga të akuzuarit plotësojnë figurën e veprës penale për të cilën ngarkohen.
Ndërkaq, avokati i të akuzuarit Ademi Fis Murati fillimisht fjalën përfundimtare e dorëzoi me shkrim duke e elaboruar shkurtimisht, duke thënë se akuza është nxjerre në kundërshtim me dispozitat materiale dhe formale.
Avokati Murati shtoi se ndjekja për veprën penale “Detyrimit” është parashkruar me 12 shtator të vitit 2022 dhe se për veprën penale që akuzohet klienti tij sipas Kodit të Përkohshëm Penal kërkon së paku tre persona për ta kryer të njëjtën e që në rastin konkret kemi vetëm dy të akuzuar.
I njëjti i propozojë gjykatës që të akuzuarin Ademi ta lirojë nga aktakuza.
Fjalën përfundimtare me shkrim e dorëzojë edhe avokati i të akuzuarit Rama, Ramiz Krasniqi, i cili shkurtimisht tha në këtë rast mungon elementi thelbësor i veprës penale për çka ngarkohet i akuzuari Rama dhe ky element sipas tij, është mungesa e grupit për kryerjen e veprës penale.
Sipas avokatit Krasniqi, meqenëse nuk ka vepër penale, sepse nuk ka grup për kryerjen veprës penale me të cilën të akuzuarit ngarkohen nga prokurorja dhe fakti se është parashkruar ndjekja penale, i propozojë gjykatës që të nxjerr aktgjykim lirues.
“Prandaj, mbetem pranë fjalës që keni me shkrim, propozoj aktgjykim lirues sepse i kemi vetëm 2 persona dhe për paragrafi 1 është parashkruar vepra penale’, deklaroi avokati Krasniqi.
Pasi që u dha edhe fjala përfundimtare shqyrtimi gjyqësore u shpallë i përfunduar nga gjykatësi Sabit Sadikaj dhe shpallja e aktgjykimi u caktua me 15 mars të këtij viti.
Paraprakisht në këtë seancë janë administruar si prova materiale si “Lajmërimi në polici i Muharem Ramës me 6 tetor 2012”, ‘Mesazhi kërcënues i datës 6 tetor 2012” dhe “Raporti i Agjencisë së Forenzikës i datës 27 dhjetor 2012”.
Të akuzuarit Ademi dhe Rama, më 7 nëntor 2022 në seancën e rigjykimit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet barrë.
Një tentativë për fillimin e rigjykimit ishte bërë më 24 mars 2021 kur ishte caktuar një seancë për këtë rast, por ajo seancë kishte dështuar të mbahet për shkak të mungesës së të akuzuarve.
Për shkak se është parashkruar vepra penale e ushtrimit të ndikimit, për të cilën edhe ishte shpallur aktgjykim refuzues në korrik të 2019-ës, lënda tani ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kjo lëndë, fillimisht kur ishte kthyer në rigjykim ka qenë duke u gjykuar në Departamentin për Krime të Rënda nga gjykatësja Medie Bytyqi, e kjo e fundit për “Betimi për Drejtësi” po ashtu kishte pohuar se kjo lëndë tanimë ka kaluar Departamentin e Përgjithshëm. Ndryshe, aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri. Sipas pikës së parë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”. Kjo veturë, sipas prokurorisë, pretendohej më pas t’i dorëzohej Sami Hamitit, ish-kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje. Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje. Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të padrejtë, respektivisht shumën prej 30 mijë euro apo veturën e tipit “BMË X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast ishte ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtorë Ademin dhe Ramën për veprën penale detyrim në tentativë. Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv. Në këto dënime, të akuzuarve ishte vendosur t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 shtatori deri më 2 nëntor 2012. Kurse, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, ishte shpallur aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.
Në shkurt të vitit 2020, Gjykata e Apelit i kishte refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe i kishte lënë në fuqi dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë. Mirëpo, të pakënaqur me këto aktgjykime, mbrojtësit e të akuzuarve i ishin drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme. Lidhur me këtë kërkesë, Supremja në korrik të vitit 2020 ka vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit M.R. avokatit R.K., dhe atë të të dënuarit A.A., paraqitur kundër aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 i datë 5 korrik 2019 në seancën e kolegjit të mbajtur me 15 korrik 2020, aprovoi si të bazuara këto dy kërkesa, kurse aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 të datës 5 korrik 2019 dhe atë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.504/2019 të datës 12 shkurt 2020, i anuloi, kurse çështjen ia ktheu gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj