Përfundon protesta e bizneseve në Prishtinë
Ka përfunduar protesta e bizneseve e cila kishte nisur në ora 10:00, ku bizneset kanë protestuar për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se janë të kënaqur me pjesëmarrjen në protestë, derisa tha se kërkojnë reflektim nga institucionet, transmeton Telegrafi.
"Jemi në fund të protestës, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në protestë. Falënderoj policinë për bashkëpunim. Kërkesa jonë mbetet që institucionet e vendit te reflektojnë, edhe të kemi një afat për tranzicion për dalje në treg të lirë të energjisë elektrike", theksoi ai.
Rafuna theksoi se nëse nuk ka reflektim do të radikalizojnë protestat./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























