Përfundon pjesa e parë: Dortmundi me avantazh të merituar ndaj Barcelonës

Borussia Dortmund po avancon me rezultat 1-0 ndaj Barcelonës në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Vendasit e nisën këtë ndeshje më mirë duke kontrolluar tempon e lojës dhe duke mos i lejuar blaugranasit që të krijojnë raste.
Në minutën e 10-të Dortmundi fitoi një penallti pasi Szczesny shkaktoi penallti brenda zonës.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Serhou Guirassy i cili realizoi me qetësi për rezultatin 1-0.
Ky gol duket se motivoi shumë vendasit të cilët në minutën e 37-të patën një tjetër rast të mirë për gol me Karim Adeyemin, por goditja e gjermanit u prit nga portieri polak.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi, por duke marrë parasysh rezultatin e arritur nga Barcelona në ndeshjen e parë Dortmundi e ka të vështirë të besojë në mrekulli./Telegrafi/



















































