Përfundon konferenca e parë për sipërmarrësit e rinj dhe gratë sipërmarrëse organizuar nga ProCredit Bank dhe BERZH
Ka përfunduar me sukses konferenca e parë për sipërmarrësit e rinj dhe gratë sipërmarrëse “Rrethi i mundësive të reja” organizuar nga ProCredit Bank dhe BERZH.
Konferenca e ProCredit Bank dhe BERZH “Rrethi i Mundësive të Reja” vendosi një fillim të lartë të iniciativave për të mbështetur sipërmarrësit e rinj dhe gratë në sipërmarrësi.
Dje, ProCredit Bank dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mblodhën në një vend sipërmarrës të rinj dhe gra të suksesshme në sipërmarrësi, ato që tashmë kanë përvojë në botën e biznesit, por edhe ato që duan të mësojnë se si idetë e tyre inovative t’i shëndrojnë në biznes të suksesshëm.
Konferenca “Rrethi i mundësive të reja”, kushtuar sipërmarrësve të rinj dhe grave në sipërmarrësi, shënoi fillimin e një sërë iniciativash që synojnë këto dy grupe unike të sipërmarrësve, me qëllim të inkurajimit të rritjes së biznesit vendor dhe promovimit të sipërmarrësisë në Maqedoni.
Eventi u hap nga nikoqirët ProCredit Bank me një fjalim të Emilija Spirovska, anëtare e Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank dhe BERZH-i, përfaqësuar nga Fatih Turkmenoglu, President i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut.
“Kam nderin që së bashku me BERZH-in kemi bashkuar forcat për të mbështetur këta liderë të biznesit në Maqedoni në atë mënyrë që asnjë institucion tjetër financiar nuk e ka bërë deri më tani dhe për të ofruar mbështetje në shumë nivele që është shumë më tepër se një kredi. Është gjithashtu pjesë e përgjegjësisë sonë ndaj shoqërisë, ku ne investojmë në arsimim në shkallë më të gjerë, mentorim, ndarjen e njohurive tona, rrjetëzimin e kompanive, hapjen e tregjeve dhe mundësive të reja që do të lejojnë rritjen e shkallës së kompanive që do të mbijetojnë dhe vazhdojnë të zhvillohen. Për ProCredit Bank, pozicionimi si “partner i zgjedhur” do të thotë të jesh pranë sipërmarrësve që në një fazë të hershme të jetës së tyre të biznesit”, tha Emilija Spirovska.
“Promovimi i mundësive të barabarta qëndron në zemër të BERZH-it dhe në këtë kontekst, ne jemi të lumtur që kemi qenë një nga institucionet pioniere në vend duke ofruar mbështetje të gjithanshme nga shërbimet financiare dhe jofinanciare për të rinjtë në biznes dhe gratë në biznes. Ekonomia lokale mund të arrijë potencialin e saj të plotë vetëm përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve. Ne inkurajojmë sipërmarrësit e rinj dhe femrat që të përfshihen me ekipet tona në terren dhe së bashku me donatorët dhe partnerët tanë presim me padurim të shohim rezultate të frytshme”, tha Fatih Turkmenoglu.
Fjalimin dhe fjalën e tyre përshëndetëse e patën edhe të ftuarit e nderuar H.E. Ami Larson Xhain, Ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut Mario de Rosa, Zëvendës ambasador i Italisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët përmes institucioneve të tyre janë përkrahës të konsiderueshëm të programeve të sipërmarrësisë. Në fjalimet e tyre ata theksuan rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrësve dhe krijimit të mundësive të reja për biznes inovacione.
Në konferencë, si sipërmarrës të theksuar, Irena Jakimovska, pronare dhe menaxhere e Comfy Angel dhe Nino Karas, bashkëthemelues i Codewell AI, ndanë histori frymëzuese nga rrugëtimet e tyre sipërmarrëse, duke theksuar sfidat me të cilat u përballën dhe strategjitë që ata aplikuan për të arritur sukses.
Fjalimet e tyre motivuese dhanë një ton pozitiv në eventin, duke inkurajuar të gjithë të pranishmit në restorantin Ragusa Rooftop 360 që të ndjekin aspiratat e tyre të biznesit me energji të përtërirë. Biseda “Fireside” që u zhvillua pas fjalimeve i dha të pranishmëve mundësinë që të afrohen më shumë me historitë e folësve duke folur sinqerisht dhe hapur për përvojat e tyre, duke mundësuar një shkëmbim të pasur njohurish dhe histori personale me të ftuarit e pranishëm.
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm në kuadër të konferencës ishte paneli me temën “Sipërmarrja – nga sfidat te mundësitë”, i cili mblodhi së bashku një grup të ndryshëm liderësh të suksesshëm biznesi nga të cilët të ftuarit patën mundësinë të dëgjojnë se çfarë do të thotë të jesh sipërmarrës, si për të gjetur një ekuilibër mes jetës dhe punës, sfidat e menaxhimit të një ekipi, cilat janë mjetet për të arritur potencialin e plotë, etj.
Pjesëmarrës në panel ishin Petar Ninovski, Drejtor ekzekutiv i Brainster dhe themelues i Brainster Next College, Angella Nastevska, konsulente e brendshme e Kentaur Impex, Daniella Ristovska, Menaxhere Financiar në Intersteal dhe Maja Stolevska Kostadinova, Menaxhere e programit kombëtar të konsulencës për biznes në BERZH.
Moderuar nga Millan Damçevski, anëtar i Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank, gjatë diskutimit të ftuarit dëgjuan përvoja nga aspekte të ndryshme të sipërmarrësisë, nga tejkalimi i sfidave të ndryshme deri te shfrytëzimi i mundësive të reja të biznesit.
Përfundimi i pjesës zyrtare të konferencës ishte prezantimi i Ana Gjorgieva Tançeska, drejtoreshë e Filialit për Sipërmarrje të Vogla në ProCredit Bank, e cila prezantoi paketat e reja të biznesit të dizajnuara posaçërisht për gratë dhe sipërmarrësit e rinj. Këto paketa, të cilat janë pjesë e programeve mbështetëse Rinia në Biznes dhe Gratë në Biznes, ofrojnë përfitime dhe burime të konsiderueshme financiare për të ndihmuar sipërmarrësit të përparojnë në një treg konkurrues.
“Paketat e reja për Gratë në Biznes dhe Sipërmarrësit e Rinj janë një kombinim i dy segmenteve jetike për rritjen dhe zhvillimin e këtyre sektorëve – njëri është mbështetje e plotë në fushën e operacioneve bankare që është e thjeshtë, transparente, fleksibël dhe tërësisht dixhitale, e cila do t’ju kursejë energji dhe kohë. Nga ana tjetër, reagimet nga sipërmarrësit e rinj dhe gratë në biznes janë se sfida më e madhe me të cilat përballen për sa i përket mbështetjes financiare është kolaterali dhe fleksibiliteti i produkteve të kredisë. Prandaj, në bashkëpunim me BERZH-in, ne siguruam akses më të lehtë dhe më fleksibël në burimet financiare – pa pasur nevojë për hipotekë – jo vetëm për produktet e kredisë afatshkurtra, por edhe për kreditë afatgjata. Pritjet tona janë që do të kemi një numër të madh klientësh të kënaqur të cilët do të gjejnë zgjidhje vërtet të vlefshme për sfidat e tyre të biznesit”, tha Ana Gjorgieva Tançeska.
Eventi përfundoi me një sesion energjik për rrjetëzim dhe koktej, duke u dhënë të pranishmëve mundësinë për t’u lidhur, për të shkëmbyer përvoja dhe për të nxitur bashkëpunime të mundshme.
Konferenca edhe një herë dëshmoi përkushtimin e ProCredit Bank dhe BERZH për të mbështetur bizneset lokale dhe për të promovuar sipërmarrësinë në Maqedoni.
“Suksesi i këtij eventi na jep edhe më shumë energji për të gjitha iniciativat që po planifikojmë, të cilat synojnë forcimin e gjeneratës së ardhshme të sipërmarrësve” – konkludojnë nga ProCredit Bank.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje