Punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit i janë kthyer punës. Kjo pasi Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës. Greva e cila filloi të hënën përfundoi tek pasditen e së enjtes.
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi tha se nga përfaqësuesit komunalë u janë pranuar të gjitha kërkesat e parashtruara. Porse, theksoi se deri të hënën nuk mund të jap detaje nga marrëveshja.
“Realisht të gjitha kërkesat që i kemi parashtruar Komunës së Prishtinës me kënaqësi i kanë pranuar të gjitha dhe unë nuk mundem të jap tani një shifër të pagesës deri ditën e hënë, sepse ashtu i kanë kriteret Komuna e Prishtinës. Të hënën pasdite në momentin kur publikohet, unë mund t’iu jap gjithçka në detaje. Përndryshe, të gjitha kërkesat që ia kemi parashtruar Komunës së Prishtinës i kanë parë të arsyeshme. Kemi negociuar pothuajse gjatë gjithë javës dhe përfundimisht që të tri palët jemi të kënaqur…”, tha Azemi.
Ai tha se prioritetet i tyre ka qenë rritja e pagave të punëtorëve teknikë dhe se paga prej 230 euro nuk është e mjaftueshme për ta.
“Prioritet ka qenë rritja e pagës të punëtoreve teknikë që janë paguar direkt nga Komuna e Prishtinës. Kjo ka qenë ajo, sepse punëtorët ndjehen të degraduar deri sa këta kanë marrë një pagë 230-270 euro, ata kanë marrë një pagë shumë më të madhe dhe tani këta do të jenë të barabartë me punëtorët e sektorit, po e themi kështu edhe në aspektin publik”, shtoi kryesindikalisti.
Ndërkaq, ai tha se Komuna e Prishtinës ka qenë shumë e afërt me punëtorët dhe se në momentin që Sindikata ka arritur marrëveshje, punëtorët që nga dje pasdite kanë filluar punën, dhe se sot janë në orar të rregullt.
“Ne jemi shumë të sinqertë, ne kemi qenë të interesuar që çdo minutë të dalim, kemi negociuar si partnerë dhe unë e falënderoj Komunën e Prishtinës dhe drejtorët e shkollave që kanë qenë shumë të afërt me këta punëtorë dhe në momentin që unë jam garantuar nga Komuna e Prishtinës për rritjen dhe të gjitha, brenda një ore kam thirr punëtorët dhe punëtoret dhe qysh dje pasdite kanë filluar të punojnë. Sot është një ditë normale e punës”, u shpreh ai.
Që nga data 5 shkurt punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit kanë qenë në grevë për shkak të pagave të ulëta. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova