Ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një person ishte raportuar i zhdukur.

Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Kërkimit-Shpëtimit si dhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.


Nga Shoqata e Kërkimit-Shpëtimit i thanë Telegrafit se ka përfunduar aksioni pasi është gjetur personi dhe me të po merren organet e rendit.


E lajmin se ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit e konfirmoi për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 08.11.2025, Njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipe të kërkim shpëtimit nga orët e mëngjesit kanë pas një aksion të kërkim shpëtimit. Kërkimi ka mbaruar posa është gjet vetura, në një mal afër Gjilanit. Për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar”, tha Hashani. /Telegrafi/